Kuvendi nesër mban senacë plenare, mbi 20 pika në rend dite

22.11.2023

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancë plenare nga ora 10:00. Deputetët do të votojnë disa pika të rëndësishme. Poashtu në rend të ditës janë edhe disa projektligje. Rendi i ditës 1.  Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,3.  Pyetjet parlamentare,4.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit […]

Kuvendi nesër mban senacë plenare, mbi 20 pika në rend dite Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancë plenare nga ora 10:00.

Deputetët do të votojnë disa pika të rëndësishme. Poashtu në rend të ditës janë edhe disa projektligje.

Rendi i ditës

1.  Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.  Pyetjet parlamentare,
4.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
5.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
6.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
7.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
8.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,
9.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
11.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
12.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
13.  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
14.  Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023,
15.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
16.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
17.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
18.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
19.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
20.  Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
21.  Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
22.  Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
23.  Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
24.  Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
25.  Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
26.  Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.