Krahasuar me 2019, në tremujorin e fundit të 2020’s bien shitjet neto në restorante për -22.34%

06.04.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për periudhën TM4 2020. Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për indekset e treguesve në: tregti, transport, magazinim dhe postë, bar-restorante, dhe në informacion dhe komunikacion. Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë […]

Krahasuar me 2019, në tremujorin e fundit të 2020’s bien shitjet neto në restorante për -22.34% Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për periudhën TM4 2020.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për indekset e treguesve në: tregti, transport, magazinim dhe postë, bar-restorante, dhe në informacion dhe komunikacion.

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2020, paraqiten si në vijim: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 21.89 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 15.01 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në tregti, në tremujorin e katërt (TM4) 2020, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-22.34%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019); Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-16.38%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019).

Indekset e treguesve në transport, magazinim dhe postë, në TM4 2020, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-10.46%), krahasuar me TM4 2019; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-18.19%), krahasuar me TM4 2019.