Bizneset Vende Pune Ofertat

KPK-ja i reagon presidentes, vendimi më tepër politik sesa kushtetues dhe ligjor

KPK-ja i reagon presidentes, vendimi më tepër politik sesa kushtetues dhe ligjor

17.10.2023 Lajme

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur një takim të mbyllur, në të cilin ka diskutuar për situatën e krijuar pas njoftimit të Presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për mosdekretimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, z.Blerim Isufaj, duke shprehur mospajtim të thellë ndaj deklaratave të saj, të ndërtuara mbi një rrafsh më tepër politik sesa kushtetues dhe ligjor, me arsyetime tejet të pabazuara dhe jashtëzakonisht tendencioze, të cilat i prezantoi sot në një konferencë për media.

KPK-ja ka mbajtur publikun të informuar vazhdimisht lidhur me komunikimet zyrtare dhe shkresat e adresuara në Zyrën e Presidentes, si dhe më herët edhe lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, prandaj konstatoi se, Presidentja, si garantuese e zbatimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në konferencën e sotme për media vërtetoi  përpjekjen sistematike për shtrirjen e ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, me ç’rast lidhur me këtë çështje prezantoi arsye të paqëndrueshme për mosdekretimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, gjë që është në kundërshtim me normat ligjore dhe kushtetuese.

Këshilli Prokurorial vlerësoi se, deklaratat e tilla publike përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e sistemit prokurorial, përkatësisht në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Lidhur me deklaratat e sotme se ka pasur presione dhe kërcënime, ftojmë Presidenten e vendit që nëse ka prova dhe dëshmi t’i dërgojë ato te organet kompetente, në mënyrë që të ndriçohen plotësisht, sepse sistemi prokurorial është institucion i veçantë kushtetues, i pavarur dhe i paanshëm, i cili kryen detyrën e vet në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor. 

Me këtë rast, sa i përket vlerësimit të procedurës, Këshilli Prokurorial, theksoi se qëndron prapa procedurave të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe se deklaratat e tilla, për kinse, evidentimin e të gjitha shkeljeve nga ana e KPK-së, janë në kundërshtim të hapur dhe në këtë kuptim, Presidentja e Republikës as nuk mund të emërojë ndonjë prokuror pa propozimin e Këshillit Prokurorial, por as nuk mund të refuzojë propozimin e Këshillit Prokurorial për emërimin e prokurorëve. Siç u tha më tej në këtë takim, e vetmja hapësirë ku Presidentja e Republikës, në kuptim të kompetencës në paragrafët 5, 6 dhe 7 të Nenit 109 të Kushtetutës së Republikës se Kosovës, ku mund të veprojë është që mund të refuzojë një propozim të Këshillit Prokurorial nëse ai/ajo nuk i përmbush kushtet formale, por kurrsesi ta refuzojë atë për arsye substanciale.          

Për më tepër, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kompetenca e Presidentes së vendit për dekretim është e lidhur vetëm me propozimin e KPK-së, i cili në mënyrë unanime ka propozuar z. Blerim Isufaj, për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.     

Në përfundim të këtij takimi, u tha se KPK-ja do të mbajë së shpejti një takim për të vendosur lidhur me hapat që do të ndjekë pas njoftimit të Presidentes për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Presidenca deklarohet për takimet e Osmanit me partitë politike për draft statutin e asociacionit

Presidenca deklarohet për takimet e Osmanit me partitë politike për draft statutin e asociacionit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, ka paralajmëruar një ditë më parë se do t’i ftojë në takim partitë opozitare që të diskutojë lidhur me draft-statuin e Asociacionit.

Nga presidenca thonë se ende nuk ka datë se kur do të zhvillohen këto takime.

“Për datën e takimeve të Presidentes Osmani me opozitën, ju njoftojmë së shpejti”, thotë për IndesOnline Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.

Në anën tjetër, partitë politike thonë se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga presidenca.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditëve në vijim ka një agjende të ngjeshur të vizitave jashtë vendit.

Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të dal me qëndrim publik për çështjen e draft-statuin e Asociacionit.

Osmani takon Von Der Leyen, diskutohet për afrimin e Kosovës me BE-në

Osmani takon Von Der Leyen, diskutohet për afrimin e Kosovës me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Osmani ka shkruar se me të parën e Komisionit Europian ka biseduar se si të afrohet Republika e Kosovës më afër BE-së.

“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e @EU_Commission @vonderleyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkroi Osmani në platformën X.

Kenia drejt njohjes së Kosovës, Osmani takohet me presidentin e vendit afrikan

Kenia drejt njohjes së Kosovës, Osmani takohet me presidentin e vendit afrikan

Në kërkim të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me William Ruton, presidentin e shtetit në lindje të Afrikës.

Osmani dhe Ruto u takuan në Dubai, ku po mbahet konferenca globale për ndryshimet kimatike.

Presidenca njoftoi se “në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre”.

“Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.“Presidentja Osmani dhe Presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias”, thuhet në njoftim.Gazeta Express kishte shkruar para dy muajsh për lëvizjen e Kenias drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.Osmani dhe Ruto ishin takuar edhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju Jork.Se ky shtet do ta njohë Kosovën kishte paralajmëruar më parë edhe ministri i Jashtëm kenian Alfred Mutua në një konferencë për media në Nairobi.Ai tha se janë duke u zhvilluar diskutime që ky shtet ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës, shkruante gazeta “Kenyan Foreign Policy”.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë