Konjufca: 17 Shkurti është ditë e frymëzimit

17.02.2024

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, tha se “sot po e festojmë ditën e shtetit tonë, ditën e Pavarësisë”.

Konjufca: 17 Shkurti është ditë e frymëzimit Foto: Ilustrim

Ai tha se për këtë ditë u deshën vite të panumërta përpjekjeje brezave të shumtë mund kolosal dhe sakrifica sublime për të lindur Republika e Kosovës.

“17 Shkurti është dita e frymëzimit, prandaj duhet të jetë ditë përkuljesh ndaj atyre që dhanë më së shumti. Përkulemi para atyre që dhanë jetën për liri, përkulemi para vëllezërve dhe motrave tona që u vranë nga Serbia vetëm pse ishin shqiptarë”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai më tej tha se në themelin e shteti të Kosovës qëndron heroizmi  Jasharëve, urtësia e Ibrahim Rigovës dhe ideali i Ademn Demaçit.