Greva e mësimdhënësve kritikohet nga prindërit

12.05.2022

Shkak për këtë ishte greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Por, për dallim nga mësimdhënësit, drejtori i shkollës Qamil Batalli në Prishtinë, Liridon Maliqi nuk po e përkrah vendimin e SBASHK-ut, raporton T7. Megjithatë, Maliqi shprehet se përkrahë kërkesën e mësimdhënësve për pagë më dinjitoze. Grevën e mësimdhënësve nuk […]

Greva e mësimdhënësve kritikohet nga prindërit Foto: Ilustrim

Shkak për këtë ishte greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Por, për dallim nga mësimdhënësit, drejtori i shkollës Qamil Batalli në Prishtinë, Liridon Maliqi nuk po e përkrah vendimin e SBASHK-ut, raporton T7.

Megjithatë, Maliqi shprehet se përkrahë kërkesën e mësimdhënësve për pagë më dinjitoze.

Grevën e mësimdhënësve nuk po e mbështesin as prindërit. Por, dikush ka një tjetër ide për mësimdhënësit.

Mendim të njëjtë ka edhe Rinor Qehaja – drejtor i Institutit EdGuard. Sipas tij, ndërprerja e procesit mësimor është e padrejtë ndaj nxënësve.

Greva njëorëshe e mësimdhënëse, është zhvilluar në të gjitha institucionet e arsimit në vend.

E madje në njërën nga shkollat i pranishëm ishte edhe kreu i SBASHK-ut.

Nëse Qeveria nuk ulet të bisedojë me ta, Jasharaj paralajmëroi protestë më 20 maj./T7/