Gazeta portugeze: Kosova drejtohet nga të rinjtë, por të rinjtë duan të ikin

04.05.2021

“Të rinjtë duan ta lënë Kosovën, ndonëse shteti është i ri dhe drejtohet nga të rinjtë”shkruan gazeta portugeze “Expresso”. Këtë artikull kjo gazetë e ka titulluar “Kosova”. Institucionet kryesore politike në Kosovë, shteti evropian me popullsinë më të re, janë në duart e udhëheqësve tridhjetë e dyzetvjeçarë.  “Të rinjtë filluan të besojnë se ekziston një […]

Gazeta portugeze: Kosova drejtohet nga të rinjtë, por të rinjtë duan të ikin Foto: Ilustrim

Të rinjtë duan ta lënë Kosovën, ndonëse shteti është i ri dhe drejtohet nga të rinjtë”shkruan gazeta portugeze “Expresso”. Këtë artikull kjo gazetë e ka titulluar “Kosova”.

Institucionet kryesore politike në Kosovë, shteti evropian me popullsinë më të re, janë në duart e udhëheqësve tridhjetë e dyzetvjeçarë. 

“Të rinjtë filluan të besojnë se ekziston një mundësi e prosperitetit në Kosovë dhe se ata nuk kanë nevojë të mendojnë për të emigruar në Evropë ose Shtetet e Bashkuara”, i thotë një studiues kosovar “Expressos”.

Poashtu, kjo gazetë i kushton vëmendje të veçantë dëshirës së të rinjve për të jetuar e punuar në Evropë e SHBA.

Ndër tjerash, në artikullin e gazetës portugeze përmendet edhe mosliberalizimi i vizave, që po i izolon njerëzit në këtë pjesë të Ballkanit.

Edhe të rinjtë e Suharekës ardhmërinë e vet e shohin jashtë vendit, për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.

Rikujtojmë se në një anketë të përgatitur nga Portali SuharekaOnline në vitin 2019, qytetarët janë shprehur të zhgënjyer dhe secili mendon që ta gjejë një mundësi dhe të ikë nga vendi dhe të emigrojnë në vendet europiane për një të ardhme më të mirë.