Gastronomët sot protestojnë kundër masave anti-COVID

07.11.2020

Pas rritjës së numrit të të infektuarve me COVID-19, Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që vendi të mbyllët këtë fundjavë dhe ka karantinuar 7 komuna. E me këto vendime të pakënaqur janë gastronomët, e si shkas i pakënaqësisë Shoqata e Gastronomëve sot ka vendosur që të protestojë. SHGK-ja njofton se protesta fillon sot […]

Gastronomët sot protestojnë kundër masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Pas rritjës së numrit të të infektuarve me COVID-19, Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që vendi të mbyllët këtë fundjavë dhe ka karantinuar 7 komuna.

E me këto vendime të pakënaqur janë gastronomët, e si shkas i pakënaqësisë Shoqata e Gastronomëve sot ka vendosur që të protestojë.

SHGK-ja njofton se protesta fillon sot nga ora 12:00 ku do të zhvillohet si një aktivitet para lokaleve të tyre duke krijuar zhumë me tenxhere dhe lugë.

Njoftimi i plotë:

I ftojmë të gjithë gastronomët që nesër prej orës 12:00 – 13:00 të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me Tenxhere e Lugë.

T’ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË.

Secili prej nesh është që të mbrohemi nga pandemia, veç nuk mund të durojmë më mospërfilljën nga Qeveria, sepse JEMI SHTERRË – sepse NUK PO NA NDIHMONI, NUK PO NA SHIHNI E NJEHNI PËR T’GJALLË!Vendimi i fundit tregon më së miri që Qeveria e ka harru EKONOMINË:- MSHEL GASTRONOMINË- MSHEL SUPERMARKETET- MSHEL EKONOMINË- HAPI KUFINJT LE T’DALIN EDHE ATO PAK PARE JASHTË KOSOVËS.

OJ QEVERI, JENA SHTERRË NUK MUJNA MO, MERRNI VESH!!!PROTESTA E RADHËS, TË HËNËN MË 9 NËNTOR!