Fundjava me shi dhe reshje bore në viset malore

19.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me shi. IHMK njofton se të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me […]

Fundjava me shi dhe reshje bore në viset malore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me shi.

IHMK njofton se të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13- 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.