Fundjava me mot të vranët dhe riga shiu

03.12.2022

Mot kryesisht me vranësira parashihet për fundjavë, por se nuk mungojnë edhe intervale me diell ditën e shtunë, derisa ditën e diel kohë pas kohe priten edhe riga lokale shiu. Vranësirat mbeten dominante edhe përgjatë fillimit të javës vijuese, ndërsa kushte për shi paraqiten sërish ditën e mërkurë. Në aspektin termik temperaturat do të jenë […]

Fundjava me mot të vranët dhe riga shiu Foto: Ilustrim

Mot kryesisht me vranësira parashihet për fundjavë, por se nuk mungojnë edhe intervale me diell ditën e shtunë, derisa ditën e diel kohë pas kohe priten edhe riga lokale shiu.

Vranësirat mbeten dominante edhe përgjatë fillimit të javës vijuese, ndërsa kushte për shi paraqiten sërish ditën e mërkurë.

Në aspektin termik temperaturat do të jenë në rritje, ndjeshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, njofton Prishtina Weather.

Cilësia e ajrit shënon një përmirësim ditën e diel, me qarkullim më të mirë ajror që edhe shpërndanë ndotësit ajror.