Fundjava me mot të ngrohtë, nga java e ardhshme do të ulën temperaturat

10.10.2020

Në fundjavë mot më i ngrohtë, me diell dhe vransira. Java e ardhshme fillon me shi, nga e marta rënie e temperaturave. Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot pjesërisht vranët, në mëngjes më ftohtë me mundësi për mjegull në vise të ulëta. Ditën më ngrohtë me kthjellime. Ditëve të fundjavës kushtëzojnë mot të […]

Fundjava me mot të ngrohtë, nga java e ardhshme do të ulën temperaturat Foto: Ilustrim

Në fundjavë mot më i ngrohtë, me diell dhe vransira. Java e ardhshme fillon me shi, nga e marta rënie e temperaturave.

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot pjesërisht vranët, në mëngjes më ftohtë me mundësi për mjegull në vise të ulëta. Ditën më ngrohtë me kthjellime.

Ditëve të fundjavës kushtëzojnë mot të qëndrueshëm me diell dhe vransira, pa të reshura. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira mundësi për mjegull. Masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore sjellin rritje të temperaturave, me maksimale edhe mbi 20C.

Në fundjavë një ciklon pritet të zhvillohet mbi Italinë veriore, që më pas do të depërtojë mbi rajonin tonë, e nga dita e hënë dhe martë edhe mbi vendin tonë.

Nga e hëna në mbrëmje dhe të martën priten të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë më të dendura, të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën e martë, me rënie të temperaturave viseve të larta malore ekziston mundësia edhe për të reshura bore.