Edhe sot reshje bore, nga e mërkura rritje e lehtë e temperaturave

08.02.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të ulen deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri në 11 gradë Celsius. “Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat […]

Edhe sot reshje bore, nga e mërkura rritje e lehtë e temperaturave Foto: Woman with umbrella in snow

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të ulen deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.

“Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.