Dy milionë euro për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës

08.04.2024

Janë hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.

Dy milionë euro për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, i cili tha se vlera e projektit kap 2 milionë euro.

“Rreth dy milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit.  Lumenjtë që do të pastrohen: Lumi Nerodime – Kaçanik, Lumi Toplluha, Velezha – Prizren, Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri, Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan, Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj, Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan, Lumi Kamenica – Novobërd, Lumi Ibër – Leposaviq”, thuhet në postim.