Aplikimi i studentëve për 100 eurot e Qeverisë: Kur do të fillojë dhe si do të bëhet?

25.04.2022

Për pensionistët, punëtorët e sektorit publik tashmë veçse i kanë të dhënat shteti dhe për të punësuarit publik pritet të dalin shtesa prej 100 euro në fund të muajit. Ndërkaq, para disa dite ishte hapur linku për punëtorët e sektorit privat, të cilët mund të regjistrojnë kërkesën për shtesat. Kurse për studentët ende nuk është […]

Aplikimi i studentëve për 100 eurot e Qeverisë: Kur do të fillojë dhe si do të bëhet? Foto: Ilustrim

Për pensionistët, punëtorët e sektorit publik tashmë veçse i kanë të dhënat shteti dhe për të punësuarit publik pritet të dalin shtesa prej 100 euro në fund të muajit.

Ndërkaq, para disa dite ishte hapur linku për punëtorët e sektorit privat, të cilët mund të regjistrojnë kërkesën për shtesat.

Kurse për studentët ende nuk është hapur linku (vegëza) ku mund të bëhet regjistrimi për shtesat, ku lidhur me këtë së fundmi ka folur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të dalin me njoftim për procesin e aplikimit për shtesën prej 100 euro për studentët.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu për Express.

Ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, pensionistët i kanë marrë nga 100 euro në prill, punëtorët e sektorit publik pritet t’i marrin me pagën e prillit.