A do të ndryshojnë masat anti-COVID? – kryetarët e komunave takohen me përfaqësuesit e MSH-së

07.10.2021

Kryetarët e komunave do të zhvillojnë takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), ku edhe do të diskutohet për masat anti-COVID. Takim mes kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të MSH-së do të zhvillohet në formë virtuale (online) dhe do të fillojë nga ora 14:00. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv drejtori ekzekutiv i […]

A do të ndryshojnë masat anti-COVID? – kryetarët e komunave takohen me përfaqësuesit e MSH-së Foto: Ilustrim

Kryetarët e komunave do të zhvillojnë takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), ku edhe do të diskutohet për masat anti-COVID.

Takim mes kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të MSH-së do të zhvillohet në formë virtuale (online) dhe do të fillojë nga ora 14:00.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

I pari i AKK-së, ka theksuar se në këtë takim me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesve të MSH-së do të diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19 si dhe varësisht prej gjendjes mund të ketë edhe propozim për ndryshim të masave për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e këtij virusi.

“Takimi fillon në ora 14:00 në formën online. Ne do të diskutojmë për gjendjen me pandeminë dhe varësisht prej trendit do të vendoset për masat. Trendi njëherë është pozitiv, kemi rënie të rasteve por duhet të shikojmë nëse mund të ketë raste të të infektuarve.

Ne jemi për shëndetin e qytetarëve që ta ruajmë atë. Sidomos edhe për nxënësit që tash kanë nisur procesin mësimor. Kishte me qenë mirë që këto masa të mbesin edhe një kohë në fuqi që ta përcjellim gjendjen”, ka thënë ai.

Kujtojmë që nesër bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.