4737 zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen procesit të deklarimit të pasurisë

18.03.2022

Më 01 mars 2022, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit nga data 01 deri më 31 mars 2022. Deklarimi do të realizohet në pajtim me Ligjin […]

4737 zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen procesit të deklarimit të pasurisë Foto: Ilustrim

Më 01 mars 2022, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit nga data 01 deri më 31 mars 2022.

Deklarimi do të realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa deklarimit të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, ri-kujton të gjitha subjektet deklaruese se mos-deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës akk.deklarimi@rks-gov.net. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese.

Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës së zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë për deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb-faqen zyrtare të AKK-së: https://www.akk-ks.org/.