22 vjetori i çlirimit, Reshitaj: Faleminderit djemve e vajzave tona që mbi jetën e tyre vendosën dashurinë ndaj atdheut

12.06.2021

Sot bëhen 22 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999 në Kosovë. Kjo datë do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në librat e historisë pasi shënon triumfin […]

22 vjetori i çlirimit, Reshitaj: Faleminderit djemve e vajzave tona që mbi jetën e tyre vendosën dashurinë ndaj atdheut Foto: Ilustrim

Sot bëhen 22 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999 në Kosovë. Kjo datë do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në librat e historisë pasi shënon triumfin ndaj agresorit serb dhe natyrisht çlirimin e vendit. Asokohe sulmet ajrore të NATO-s pushuan, për t’i mundësuar këmbësorisë hyrjen në Kosovë, që më pas do të largonin forcat serbe nga aty.

Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës do të ktheheshin në shtëpitë e tyre pas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në atë kohë, Javier Solana, që dërgoi 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Falënderimi i refugjatëve të kthyer në atdhe, për forcat paqeruajtëse, ishte tepër prekës.

Duke përkujtuar këtë ditë, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka shprehur falenderime për ata që mbi jetën e tyre dhe familjeve vendosën dashurinë ndaj atdheut.

Poashtu ajo ka shtuar se gjaku i tyre u bë thirrje e ndërgjegjies ndërkombëtare.

“Ju jemi mirënjohës miqëve tanë Presidentit mik të Kosovës dhe gruas së tij Bill dhe Hillary Clinton, Sekretares së shtetit Madeleine Albright, ish komandantit të forcave të bashkuara të Natos për Evropë Wesley Clark. Gjithashtu një falenderim e mirenjohje për kryeministrin Tony Blair e shumë e shumë miqë ndërkombëtare”, ka shkruar Reshitaj në rrjetin social “Facebook”.

“Ta duam me zemër dhe ta kujtojmë gjithmonë sakrificën e çdonjërit dje, që ne sot të gëzojmë lirinë. Obligim i secilit nga ne është të punojmë drejt dhe të realizojmë vepra të mira që ta meritojmë te sotmën dhe të ardhmën e shtetit tonë të lirë e demokratik”./SuharekaOnline/

Shkrimi i plotë i deputetes së Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj:

Kosovë Urime 22 vjet liri.

Faleminderit djemëve e vajzave tona që mbi jetën e tyre dhe familjeve vendosën dashurinë ndaj atdheut. Gjaku i tyre u bë thirrje e ndërgjegjies ndërkombëtare.

Ju jemi mirënjohës miqëve tanë Presidentit mik të Kosovës dhe gruas së tij Bill dhe Hillary Clinton, Sekretares së shtetit Madeleine Albright, ish komandantit të forcave të bashkuara të Natos për Evropë Wesley Clark. Gjithashtu një falenderim e mirenjohje për kryeministrin Tony Blair e shumë e shumë miqë ndërkombëtare.

Ta duam me zemër dhe ta kujtojmë gjithmonë sakrificën e çdonjërit dje, që ne sot të gëzojmë lirinë. Obligim i secilit nga ne është të punojmë drejt dhe të realizojmë vepra të mira që ta meritojmë te sotmën dhe të ardhmën e shtetit tonë të lirë e demokratik.

Zoti e bekoftë Kosovën.