​Sindikatat nuk tërhiqen: Greva nëse Ligji i pagave s`miratohet deri në mars

Muajt e fundit të vitit 2021 ishin mjaft të zhurmshme për sa i përket grevave e protestave nga ana e sindikatave të Kosovës për Ligjin e Pagave.

​Sindikatat nuk tërhiqen: Greva nëse Ligji i pagave s`miratohet deri në mars

Mosmiratimi i Ligjit të Pagave ka bërë që sindikatat të mos heqin dorë nga protestat si dhe grevat, madje duke dhënë edhe lloj ultimatume.

Sindikatat e vendit nuk kanë ndërmend të të tërhiqen nga kërkesat e tyre që tashmë dihet që janë për miratimin e ligjit për paga, dhe nëse kërkesa e tillë e tyre nuk realizohet deri në muajin mars të këtij viti, ashtu siç ka premtuar qeveria, ata paralajmërojnë greva dhe protesta.


Po ashtu, përveç miratimit të ligjit që do të bëjë rregullimin e pagave në nivel vendi, sindikatat po kërkojnë që edhe përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë në grupin punues për hartimin e të njëjtit.

Si tejet të drejtë e ka vlerësuar kërkesën e sindikatave për miratimin e Ligjit të Pagave, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Hykolli ka theksuar se tërheqje nga kërkesa e tyre nuk do të ndodhin, pra nga kërkesa që ky ligj i pagave të merr dritën e gjelbër gjatë tremujorit të parë të 2022’s, kurse në të kundërtën ai potencon se do të ndërmarrin veprime sindikale.

“Ne po besojmë që kërkesat e sindikatave, po këtu po them edhe BSPK, ne besojmë që do të realizohen, mirëpo ne jemi në kontakt non-stop me anëtarësinë tonë dhe në çdo moment ne jemi të gatshëm që të veprojmë edhe si sindikalistë. Kërkesat tona janë të drejta,

Ligji i pagave të shkojë në Kuvend, të jemi pjesë e diskutimeve të Ligjit të pagave, kështu që të votohet dhe të ecë përpara. […] Ne nuk kemi shumë dëshirë të shkojmë tek grevat dhe protestat, mirëpo nëse nuk kemi rrugëdalje tjetër atëherë edhe ato janë opsion i arritjes së qëllimeve tona”, thotë Hykolli për KosovaPress.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës gjatë vitit të kaluar kishte paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 4 dhjetor, por që më pas e anulua pas premtimit nga ana e Qeverisë se ligji do të shkojë në Kuvend në muajin mars.

Nëse ky premtim nuk realizohet, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, thotë se do të ndërmarrin veprime sindikale për të kërkuar miratimin e Ligjit të pagave.

Përfaqësuesi i mësimdhënësve potencon se nëse do të hyjnë në greva atëherë orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Jasharaj: Nëse e mbajnë fjalën do t’i përgëzojmë publikisht

“E tëra varet se cili do të jetë marsi, e sidomos çka do të na sjellë fundi i marsit, nuk varet nga ne, varet nga Qeveria Kurti”, tha ai për KP.

“Nëse ata punojnë dhe i mbajnë fjalët dhe premtimet ne do t’i përgëzojmë publikisht, por nëse ata e konsiderojnë se këtë afat mund ta zvarrisin, ta prolongojnë, ta zgjasin, le ta dinë se SBASHK-u pastaj do t’i kthehet anëtarësisë, do ta pyes anëtarësinë dhe Këshilli Drejtues që është organi më i lartë do të sjellë vendim meritor dhe nëse nuk ndodhin gjërat siç duhet unë kam frikë se fundi i marsit do të na sjellë në situatën që e kishim dikur pikërisht për këtë ligj kur u detyruam të hyjmë në grevë, e cila pastaj zgjati tri javë”, thotë Jasharaj.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës