​Kontrolli dhe siguria e mishit gjatë verës, AUV: Kujdes gjatë transportimit për në shtëpi

31.07.2021

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë thirrje te konsumatorët për kujdes gjatë transportit të mihist për në shtëpi. Çdo herë mishi e produktet tjera me origjinë shtazore kërkojnë kujdes të veçantë, e sidomos gjatë stinës së verës pasiqë temperaturat janë tejet të larta. Lamir Thaçi, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), […]

​Kontrolli dhe siguria e mishit gjatë verës, AUV: Kujdes gjatë transportimit për në shtëpi Foto: Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë thirrje te konsumatorët për kujdes gjatë transportit të mihist për në shtëpi.

Çdo herë mishi e produktet tjera me origjinë shtazore kërkojnë kujdes të veçantë, e sidomos gjatë stinës së verës pasiqë temperaturat janë tejet të larta.

Lamir Thaçi, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në një intervistë për KosovaPress ka thënë se gjatë verës fokus qendror në kontrollet e rregullta kanë mbikëqyrjen e produkteve që kërkojnë kushte frigoriferike, si mishi dhe produktet tjera me origjinë shtazore.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se mish i freskët atëherë duhet të jetë temperatura jo më e lartë se 3 – 4 gradë, ndërsa nëse është mish i ngrirë ai asnjëherë nuk duhet të shkojë në temperaturë më të lartë se –18.

“Tani jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë shumë të larta, jo vetëm operatorët e biznesit, por të gjithë duhet të tregojmë kujdes kur blejmë dhe transportojmë mish qoftë nga marketet apo nga pikat ku ne blejmë sepse mishi është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, andaj gjithmonë kërkohet ruajtja adekuate frigoriferike.

Nëse është mish i freskët atëherë duhet të jetë temperatura jo më e lartë se 3 – 4 gradë, ndërsa nëse është mish i ngrirë ai asnjëherë nuk duhet të shkojë në temperaturë më të lartë se –18.

Rekomandohet që ne të tregojmë kujdes, përveç transportit deri në shtëpitë tona edhe në ruajtjen në frigoriferët e familjeve tona dhe gjatë procesit të gatimit”, thekson ai.

Ai tregon hapat që AUV ndërmerr për produktet që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për konsum.

“Ne jemi duke mbikëqyrur tregun qoftë për produktet nga importi, qoftë për prodhimet vendore dhe kudo që kemi hasur produktet që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për konsum, ne gjithmonë kemi vepruar fillimisht me konfiskim, asgjësim të mishit që ka rezultuar se nuk i plotëson kushtet dhe ndaj të gjithë operatorëve të biznesit ne iniciojmë fletëparaqitje për gjykatë dhe gjykata pastaj vendosë për masat ndëshkimore[…]

Brenda vitit gjithmonë arrijmë shifra rreth 100 mijë kg produkte me origjinë shtazore, ku përveç mishit hyjnë edhe qumështi dhe produktet e qumështit. Por, kjo është e ndryshme, në vite të caktuara mund të shkojë në 300 mijë kg. Ka pasur vite kur është kaluar milioni”, bën të ditur ai.