Bizneset Vende Pune Ofertat

Policia dhe AUV-u gjejnë dhe asgjësojnë 2000 kg mish me afat të skaduar

Policia dhe AUV-u gjejnë dhe asgjësojnë 2000 kg mish me afat të skaduar

20.10.2023 Lajme

Policia e Kosovë përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se ka gjetur rreth 2000 kg mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, ku një pjesë është asgjësuar ndërsa një pjese iu janë marr mostrat për dërgim në laborator.

Policia thotë se pas inspektimit të lokacioneve në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, është përpiluar procesverbal mbi ecurinë e operacionit, ndërsa është iniciuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ku nga njësitet e DHKEK-së janë duke vazhduar veprimet operativo-hetimore.

“Më datën 20.10.2023 në konsultim me Prokurorinë Themelore, është realizuar Plani Operativ në bashkëpunim me Inspektoratin e AUV-it me ç’ rast janë kontrolluar disa kompani, në tri lokacione të ndryshme (Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë), ku është bërë kontrollimi i gjithëmbarshëm i mallrave/produkteve dhe dokumentacionit përcjellës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative, dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës pavarësisht funksionit që ata kryejnë.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
AUV brenda 10 muajve asgjësoi rreth 700 mijë kg/l produkte ushqimore

AUV brenda 10 muajve asgjësoi rreth 700 mijë kg/l produkte ushqimore

Brenda 10 muajve të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 700 mijë kg produkte të cilat nuk kanë përmbushur kriteret për konsum. Kjo sasi e produkteve po konsiderohet si e saktë, por nuk përjashtohet as mundësia që një shifër e konsiderueshme t’i ketë “shpëtuar” kontrollit.

Vetëm gjatë periudhës Janar – Tetor të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth 700 mijë kg/litër produkte ushqimore.

Kjo meqë nuk janë plotësuar kriteret ligjore të sigurisë dhe në këtë mënyrë inspektorët kanë vazhduar me asgjësime.

Lamir Thaqi, zëdhënës në këtë agjenci tregon dhe disa arsye tjera të cilat i kanë shtyer drejt asgjësimit.

E nga Shoqata e Konsumatorëve nuk mendojnë se numri i deklarimeve nga ana e bizneseve për produkte që duhet asgjësuar është i saktë.

Selatin Kaqaniku nga kjo Shoqatë thotë se sipas tij edhe një sasi e madhe e produkteve të tilla kanë kaluar jashtë kontrollit.

Produktet e asgjësuara janë rreth 320 mijë kg produkte të mishit, rreth 54 mijë kg/l qumësht dhe produkte të qumështit si dhe rreth 322 mijë kg produkte me origjinë bimore

Ministri Peci i pakënaqur me inspektimet për Ligjin për kontrollin e duhanit

Ministri Peci i pakënaqur me inspektimet për Ligjin për kontrollin e duhanit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke folur për Ligjin për kontrollin e duhanit, ka thënë se numri i inspektorëve do të rritet.

Ai ka shtuar se rreth 20 inspektorë shtesë do të rekrutohen në Ministrinë e Bujqësisë ku përfshihet edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

“Në kuadër të buxhetit dhe organogramit të aprovuar, diku i kemi mbi 20 nëse s’gaboj, 27 janë nëpër agjenci të ndryshme brenda institucionit që unë drejtoj, kemi me i sistemu gjatë vitit 2023 për shkak të nevojave që ekzistojnë”, ka thënë ai.

Më tej Peci ka shtuar se ka inspektuar edhe punën në terren se sa po respektohet Ligji i duhanit, duke shtuar që nuk është i kënaqur me atë që ka parë.

“I kam inspektu unë inspektorët në mënyrën se si po i realizojnë inspektimet dhe me gjendjen që e kam parë në terren s’jam i kënaqur. Një numër i konsiderueshëm i inspektorëve e kanë një moshë bukur të shtyrë, e në disa qytete kam parë njëfarë familjarizimi që nuk është i lejueshëm dhe i dëshirueshëm mes mënyrës si komunikojnë inspektorët dhe afaristët”, tha më tej ministri i Bujqësisë në emisionin Kallxo Përnime.

Ai ka propozuar që të ketë rrotacion të inspektorëve.

“Gjysma e lokaleve në Ferizaj p.sh. e respektojnë Ligjin në plotni dhe gjysma tjetër jo. Njëri nga ata që më shoqëruan mua për të parë gjendjen tek ato vende që nuk respektohej ligji, u kërcënua në prezencë të Policisë ku në Ferizaj po thoshin që i zoti i lokalit ish njeri i fortë, dhe askush nuk po mundte t’i shqiptonte gjobën madje edhe inspektorët po hezitonin me shku”, tha Peci./telegrafi/

AUV urdhëron tërheqjen  nga tregu te të gjitha produkteve ‘’Wudy’’

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu te të gjitha produkteve ‘’Wudy’’

AUV menjëherë pas marrjes se informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘’Wudy’’ vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakteries  Listeria në disa lote prodhimi.

Nga mëngjesi ka filluar gjurmueshmerinë për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues. Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat lloteve dhe datës se skadencës.

Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotët e përfshira në incident gjenden në Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave të kontrollit isnpektues ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit ‘’Wudy’’ ( sallam, virshlle) . Kjo me qellim parandalimin e konsumimit nga konsumatorët dhe mos shkaktim hutimi gjatë blerjes. Krijimin e kushteve për hulumtim verifikim të rastit me të lehtë, gjithmonë duke mbajtur konsumatorin të mbrojtur. Urdhëri  për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brend vlenë deri në një vendim tjetër.

Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sitetmi RASSF por mbi bazën e dyshimit të ngritur,  kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin ton. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin.

Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Moler Andi Ndërtimtari Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende29 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë