Të shtunën derbi në Suharekë, KB Ylli ndaj KB Trepça

16.01.2020

Dje klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli zhvilloi ndeshjen e xhiros së 20-të ndaj KB Lipjanit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. KB Ylli shënoi një fitore të lehtë, kështu duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 79:100 (21:29, 12:21, 17:26, 29:24). Skuadra nga Suhareka e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar […]

Të shtunën derbi në Suharekë, KB Ylli ndaj KB Trepça Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Dje klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli zhvilloi ndeshjen e xhiros së 20-të ndaj KB Lipjanit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Ylli shënoi një fitore të lehtë, kështu duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 79:100 (21:29, 12:21, 17:26, 29:24).

Skuadra nga Suhareka e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:29, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, 12:21, duke shkuar në pushim me rezultat 33:50. Mysafirët vazhduan të dominojnë edhe në periudhën e tretë, duke e fituar 17:26, derisa ajo e fundit përfundoi 29:24, megjithatë, Ylli triumfoi në fund me rezultat 79:100.

Ndërsa para pak çastesh klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Trepçës në kuadër të Superligës.

Ndeshja pritet të zhvillohet të shtunën në ora 19:00 në palestrën sportive “13 Qershori”.