Talenti i KB Golden Eagle Ylli shpresë e qytetit dhe e Kosovës

24.07.2019

Numri i Talentëve të klubit, KB Golden Eagle Ylli sa shkon e rritet duke i treguar sukseset jo vetëm në klub, por edhe në përfaqësuesen e Kosovës. Së fundmi lojtari i klubit KB Golden Eagle Ylli, Drilon Shala është grumbulluar me seleksionin e Kosovës në grupmoshën U-18. Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe […]

Talenti i KB Golden Eagle Ylli shpresë e qytetit dhe e Kosovës Foto: Ilustrim

Numri i Talentëve të klubit, KB Golden Eagle Ylli sa shkon e rritet duke i treguar sukseset jo vetëm në klub, por edhe në përfaqësuesen e Kosovës.

Së fundmi lojtari i klubit KB Golden Eagle Ylli, Drilon Shala është grumbulluar me seleksionin e Kosovës në grupmoshën U-18.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vetë klubi nga Suhareka duke i uruar fat dhe suksese në ndeshjet e ardhshme.

Driloni, bashkë me anëtarët tjerë të seleksionit, do të udhëtojnë drejt Rumanisë, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet nga 26 korriku deri më 4 gusht.