Sot në Suharekë zhvillohet ndeshja e xhiros së fundit në basketboll

20.12.2019

Sot zhvillohen dy ndeshjet e xhiros së fundit (18-të) në basketboll në Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Lipjanit, ku mitrovicasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Feronikelit. ‘Xehetarët’ kanë tri fitore dhe 12 humbje, derisa lipjanasit kanë 15 humbje në po aq […]

Sot në Suharekë zhvillohet ndeshja e xhiros së fundit në basketboll Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Sot zhvillohen dy ndeshjet e xhiros së fundit (18-të) në basketboll në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Lipjanit, ku mitrovicasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Feronikelit. ‘Xehetarët’ kanë tri fitore dhe 12 humbje, derisa lipjanasit kanë 15 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë prej orës 19:00 përballje shumë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Prishtinasit janë liderë me 12 fitore dhe tri humbje, kurse therandasit ndodhen në vendin e katërt me 10 fitore dhe pesë humbje. Ky takim pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh se dy skuadrat kanë treguar lojëra shumë të mira në këtë kampionat.