Rrugëtimi i KB Yllit në kampionatin 2019/20 fillon nga dita e shtunë

26.09.2019

Kanë mbetur më pak se dy ditë nga fillimi i kampionatit 2019/20, ku skuadra nga Suhareka, KB Ylli ka afruar në radhët e tyre disa lojtarë të cilët besojnë që do ti arrisin objektiva e klubit. Klubi përgjat periudhës parasezonale ka zhvilluar disa ndeshje kontrolluese, të cilat kan qenë të mirseardhura nga stafi i trajnerëve, […]

Rrugëtimi i KB Yllit në kampionatin 2019/20 fillon nga dita e shtunë Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Kanë mbetur më pak se dy ditë nga fillimi i kampionatit 2019/20, ku skuadra nga Suhareka, KB Ylli ka afruar në radhët e tyre disa lojtarë të cilët besojnë që do ti arrisin objektiva e klubit.

Klubi përgjat periudhës parasezonale ka zhvilluar disa ndeshje kontrolluese, të cilat kan qenë të mirseardhura nga stafi i trajnerëve, për përgatitjen sa më të mirë të klubit.

KB Ylli është në prag të një super sezone e cila po e pret, andaj ky klub ftonë tifozët të tregojnë qdo lojë kulturën dhe edukaten sportive, duke qenë shembull në të gjitha aspektet për të mirën e sportit.

Rrugëtimi i KB Yllit fillon nga dita e shtunë: Golden Eagle Ylli – Ferronikli duke filluar nga ora 19:00.

Ne shenjë falenderimi për djemtë e qytetit klubi nga Suhareka kanë vendosur logon e tyre në maicen (warm-up) e cila përdoret para fillimit të ndeshjës.