Kupa e Kosovës, KB Golden Eagle Ylli e “shkatërron” KB Megasport

23.01.2020

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli dje e ka zhvilluar ndeshjen ndaj KB Megasport në kuadër të Kupës së Kosovës. Klubi nga Suhareka ka shënuar fitore me rezultat të thellë 94-57, ku fituesi i kësaj ndeshje do të plasohet në FINAL 8, i cili fillonë nga data 11 shkurt deri më 15 shkurt. Ndeshja […]

Kupa e Kosovës, KB Golden Eagle Ylli e “shkatërron” KB Megasport Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli dje e ka zhvilluar ndeshjen ndaj KB Megasport në kuadër të Kupës së Kosovës.

Klubi nga Suhareka ka shënuar fitore me rezultat të thellë 94-57, ku fituesi i kësaj ndeshje do të plasohet në FINAL 8, i cili fillonë nga data 11 shkurt deri më 15 shkurt.

Ndeshja e djeshme u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë me fillim prej orës 19:00.

Ndryshe të dielën në kuadër të Superligës së Kosovës, KB Ylli do të zhvillojë ndeshjen ndaj KB Bashkimit me fillim prej orës 17:00.