KB Ylli nuk ndalet zyrtarizon edhe një përforcim të ri

15.08.2019

Arben Camaj është përforcimi i ri i klubit suharekas, KB Golden Eagle Ylli për sezonën e re që po vjen. I gjatë 206 cm, një lojtar qendre i lëvizshëm, me një të majtë që din të shënojë shumë lehtë edhe jashtë trapezit ai do të vjen në Suharekë për të përforcuar forcat e klubit. Arben […]

KB Ylli nuk ndalet zyrtarizon edhe një përforcim të ri Foto: Ilustrim

Arben Camaj është përforcimi i ri i klubit suharekas, KB Golden Eagle Ylli për sezonën e re që po vjen.

I gjatë 206 cm, një lojtar qendre i lëvizshëm, me një të majtë që din të shënojë shumë lehtë edhe jashtë trapezit ai do të vjen në Suharekë për të përforcuar forcat e klubit.

Arben Camaj është shqiptaro-amerikan që ka rrënjë në malësi, por me shumë interes po pret të vijë në Suharekë.

“Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Kosovë. Kam shikuar disa ndeshje dhe më pëlqen atmosfera. Jam shumë gati të luaj fuqishëm për Suharekën që të fitojmë për qytetin dhe tifozët”, ka thënë Camaj.

Sezonin e kaluar Arben Camaj ka qenë pjesë e Urartu Vivaro, ekip në Armeni. Atje është shquar për lojë stabile, konkretizim dhe angazhim maksimal në ndeshje.

Mirëpo, karriera e Camajt tregon se bllokadat janë një specialitet shumë i dashur për të.