KB YLLI ia bën “përhajr” stinorit pranveror me fitore

11.01.2020

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Feronikelit me rezultat 106:71 (24:16, 29:17, 32:11, 21:27) në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund në këtë ndeshje, duke shënuar fitore të merituar. Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun […]

KB YLLI ia bën “përhajr” stinorit pranveror me fitore Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Feronikelit me rezultat 106:71 (24:16, 29:17, 32:11, 21:27) në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund në këtë ndeshje, duke shënuar fitore të merituar.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 24:16. Me lojë më të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 29:17. Vendasit më bindës ishin në periodën e tretë, 32:11, derisa dhjetëminutëshin e fundit e fituan mysafirët 21:27, por në fund Ylli triumfoi 106:71.

Tre basketbollistët më të dalluar të Yllit ishin: Jameel McKay me 19 pikë e 14 kërcime, Valon Bunjaku e Samir Zekiqi me 19 pikë, kurse te skuadra nga Drenasi u dalluan Fisnik Juniku me 18 pikë dhe Rinor Ahmeti me 15.

Golden Eagle Ylli ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 12 humbje.