KB Golden Eagle Ylli ka filluar formimin e ekipit

01.08.2019

Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli ka filluar punën për formimin e ekipit. Suharekas, tifozë dhe dashamirë të basketbollit po ju njoftojmë se klubi basketbollistik, KB Ylli është duke punuar në formimin e ekipit. Pas sezonit të fundit kur kanë arritur në Play-Off, klubi synon që të kenë rezultate më të mira. Kryesia […]

KB Golden Eagle Ylli ka filluar formimin e ekipit Foto: Ilustrim

Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli ka filluar punën për formimin e ekipit.

Suharekas, tifozë dhe dashamirë të basketbollit po ju njoftojmë se klubi basketbollistik, KB Ylli është duke punuar në formimin e ekipit.

Pas sezonit të fundit kur kanë arritur në Play-Off, klubi synon që të kenë rezultate më të mira. Kryesia e klubit po bën punë çdo ditë që KB Ylli në këtë sezon të jetë edhe më konkurrues.

Klubi Suharekas dëshirojnë që të ftojnë të gjithë ata që klubin e duan dhe e shohin lartë e lartë, të afrohen dhe të ndihmojnë me përkrahje.

Për një gjë rrini rehat, Golden Eagle YLLI tashmë ka përforcime.