Itali, i riu shqiptar ndërron jetë pas përplasjes nga treni

12.01.2024

Raportohet se një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u përplas për vdekje nga treni. Thuhet se shqiptari ishte në Robbio për të kaluar pushimet me vajzat e tij. Ai kishte vendosur të kthehej në këmbë, ndërkohë që të afërmit e tij vunë alarmin dhe nisën kërkimet. Xhevdet Zena u përplas nga treni që […]

Itali, i riu shqiptar ndërron jetë pas përplasjes nga treni Foto: Ilustrim

Raportohet se një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u përplas për vdekje nga treni.

Thuhet se shqiptari ishte në Robbio për të kaluar pushimet me vajzat e tij. Ai kishte vendosur të kthehej në këmbë, ndërkohë që të afërmit e tij vunë alarmin dhe nisën kërkimet.

Xhevdet Zena u përplas nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, rreth orës 18:00, pranë Castelnovettos.

Ai po ecte në anë të rrugës, në errësirë. Ai kishte thënë se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë. Mësohet se goditjet kanë qenë fatale për të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vend.