LVV
PDK
LDK
AAK

Itali, detaje të reja për një grup shqiptar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine

para 35 dite

Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar detaje të reja për një grup kriminal që operonte një rrjet të madh trafikimi të drogës nga Amerika Latine në Itali.

Itali, detaje të reja për një grup shqiptar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine

Në një njoftim për media, SPAK bën me dije se ka identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, i cili u godit për herë të parë në nëntor të 2024, në një operacion të përbashkët me Prokurorinë e Firencës.

Sipas SPAK, kjo organizatë kriminale funksiononte si një furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. Drogat, kryesisht kokaina, futeshin në Itali me kontejnerë nga Amerika Latine, nëpërmjet porteve të Livorno, Genova dhe Savona.

Anëtarët e grupit ishin të specializuar në nxjerrjen e drogës nga kontejnerët, shpërndarjen e saj në tregun italian, si dhe në rikuperimin e lëndëve narkotike të kapura nga autoritetet.

SPAK ka identifikuar shtetasin K.B si një nga organizatorët kryesorë të këtij grupi. Ai ishte përgjegjës për pritjen, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës në Itali.

Gjithashtu, prokuroria ka ekzekutuar urdhër arresti për shtetasit M.N dhe J.K, të cilët ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane dhe për të cilët po kryheshin hetime në Shqipëri.

Etiketat

Ofertat e fundit