Itali, arrestohen tre të rinj me rreth 6 kg kokainë, marihuanë dhe 57 mijë euro cash

11.07.2025

Policia italiane ka arrestuar tre të rinj shtetas të huaj në qytetin e Bolzanos, nën akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Itali, arrestohen tre të rinj me rreth 6 kg kokainë, marihuanë dhe 57 mijë euro cash Foto: Polizia di Stato e poliziotti turchi arrestano Boyun Baris, cittadino turco dell'84.

Të arrestuarit janë një 25-vjeçar nga Maqedonia dhe dy shtetas shqiptarë të moshës 23 dhe 22 vjeç. Të tre janë dërguar në burgun e Bolzanos dhe po hetohen për komplot për shpërndarje droge.

Operacioni është zhvilluar nga personeli i specializuar antidrogë i Skuadrës Fluturuese të Bolzanos, të cilët prej kohësh kishin vënë nën vëzhgim grupin e të rinjve të dyshuar. Arrestimi ndodhi në një bar në zonën e Gries, ku të rinjtë u kapën në flagrancë.

Gjatë kontrollit të një makine në pronësi të grupit, policia gjeti një çantë të fshehur nën sedilje, e mbushur me kartëmonedha me prerje të mesme dhe të vogël, në një shumë totale prej 57,000 eurosh në para të gatshme.

Hetimet çuan më pas në një apartament që, megjithëse nuk lidhej drejtpërdrejt me asnjë nga të arrestuarit, besohet të ketë shërbyer si bazë për aktivitetin e tyre të trafikimit të drogës. Në një dollap u gjetën pesë blloqe kokaine dhe pako të tjera, me një peshë të përgjithshme prej gati 6 kilogramësh, si dhe materiale të ndryshme për përzierje dhe paketim.

Policia zbuloi gjithashtu një makinë tjetër të përdorur nga grupi, e parkuar në zonën industriale të Bolzanos, e cila përmbante 60 gramë kokainë të ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një çantë me 40 gramë marihuanë. Në këtë veturë u gjet edhe një pako e hapur, që lidhej me një tjetër bllok kokaine të konfiskuar më herët.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikimit dhe origjinën e lëndëve narkotike. Arrestimi konsiderohet si një goditje e rëndësishme ndaj shpërndarjes së drogës në zonën e Bolzanos.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More