Itali, arrestohen dy shqiptarë dhe i’u sekuestrohet pasuria prej 4 milionë eurosh

para 46 dite

Një operacion i gjatë hetimor i koordinuar nga Prokuroria e Torinos dhe i zbatuar nga policia postare ka çuar në goditjen e një organizate kriminale ndërkombëtare që merrej me mashtrime tregtare online.

Itali, arrestohen dy shqiptarë dhe i’u sekuestrohet pasuria prej 4 milionë eurosh Foto: Police officers stand guard on October 3, 2020 outside the courthouse of Catania, Sicily, as head of the far-right Lega party and Italian senator, Matteo Salvini undergoes a preliminary hearing over allegedly illegally detaining migrants at sea while he was a government minister in July 2019. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)

Operacioni, i koduar “Trade Scam”, ka zgjatur mbi dy vjet dhe ka kulmuar me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë dhe sekuestruesin e një pasurie prej 4 milionë eurosh.

Hetimet kanë zbuluar se kjo organizatë kriminale kishte krijuar një sistem kompleks për të mashtruar viktimat përmes premtimeve të investimeve me fitime të mëdha. Duke përdorur reklama të rreme dhe biseda telefonike bindëse, ata i bindnin njerëzit të investojnë para në projekte inekzistente.

Për të fshehur gjurmët e tyre, kriminelët kishin krijuar kompani fantoma dhe llogari bankare në vende të ndryshme të botës. Paratë e mashtrimeve transferoheshin në këto llogari dhe më pas konvertoheshin në kriptomonedha për të vështirësuar gjurmimin e tyre.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Eurojust dhe me autoritetet shqiptare, në veçanti me SPAK-un (Prokuroria Speciale Antikorrupsion), policia italiane ka arritur të çmontojë këtë organizatë kriminale. SPAK-u ka luajtur një rol vendimtar në fazën e ekzekutimit të urdhrave të arrestit në Shqipëri.

Etiketat

Ofertat e fundit