[VOTAT] Ngritja dhe rënia e kandidatëve të Suharekës ndër vite

07.11.2019

Më 6 tetor qytetarët e Kosovës patën mundësinë për të votuar për partinë dhe deputetët në të cilët ata besojnë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Njëkohësisht KQZ ka shpallur edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të legjislaturës së VII-të. Por sa […]

[VOTAT] Ngritja dhe rënia e kandidatëve të Suharekës ndër vite Foto: Ilustrim

Më 6 tetor qytetarët e Kosovës patën mundësinë për të votuar për partinë dhe deputetët në të cilët ata besojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Njëkohësisht KQZ ka shpallur edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të legjislaturës së VII-të.

Por sa janë votuar kandidatët nga Suhareka që nga viti 2007 deri në vitin 2019, cilët kanë marrë më shumë vota dhe cilët janë ndëshkuar mund ti gjeni në tabelën më poshtë.

Nga gjithësej 17 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme, vetëm 4 prej tyre kanë arritur që të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Në bazë të tabelës shihet se Enver Hoxhaj për 12 vite ka humbur afër katërfish të votuesve, Blerim Kuçi deri më 2017 ka dyfishuar votuesit për afro 50% ndërsa që nga 2017 ka pësuar rënie të votuesve për afro 50%, Burim Ramadani në krahasim me vitin 2010 në vitin 2014 ka humbur mbi 50% të votave ndërsa në vitin 2019 ka pasur rritje për afro 50%, Ramë Vataj në krahasim me vitin 2010 ka humbur pothuajse 50% të votave, Salih Zyba që nga 2010 pothuajse ka shtatëfishuar numrin e votave, Ardian Shala në krahasim me vitin 2014 ka rritur numrin e votuesve.