Skandali i radhës me tender nga Komuna e Suharekës

13.12.2019

Muajt e fundit Komuna e Suharekës po akuzohet nga opozita për “manipulime” të tenderëve sidomos në ato të rregullimit të rrugëve. Përmes një reagimi PDK dega në Suharekë ka ngritur shqetësimin se si Komuna e Suharekës për rregullimin e një rruge në fshatin Bllacë ka shpallur dy kompani fituese, vetëm se kompania e dytë është […]

Skandali i radhës me tender nga Komuna e Suharekës Foto: Ilustrim

Muajt e fundit Komuna e Suharekës po akuzohet nga opozita për “manipulime” të tenderëve sidomos në ato të rregullimit të rrugëve.

Përmes një reagimi PDK dega në Suharekë ka ngritur shqetësimin se si Komuna e Suharekës për rregullimin e një rruge në fshatin Bllacë ka shpallur dy kompani fituese, vetëm se kompania e dytë është shpallur fituese me çmimin më të shtrejtë.

“Komuna e Suharekes vazhdon te jete vend i qudive. Per tenderin e rruges ne fjale, shpallet fitues nje operator me arsyetimin e qmimit me te lire te ofruar ne tender, pastaj edhe nje operator tjeter shpallet fituese e tenderit me arsyetimin e njejte,pra ofertuesi me i lire, por realisht qmimi i ofruar nga shpallja e dyte e fituesit nuk eshte me i lire se fituesit ne heren e pare. Perkundrazi,eshte rreth 150 000 euro me i shtrenjt.

Dikush duhet te mbaje pergjegjesi per kete, pasi as nuk po zbatohet ligji, as nuk po respektohen procedurat e kriteret ashtu siq duhet dhe rrjedhimisht po ka edhe keqperdorim te detyres dhe vleresim jo te drejte te ofertuesve.
Prandaj, i bejme thirrje prokurorise qe te hetoje keto raste” ka reaguar PDK dega në Suharekë.