Paraburgim njëmujor për të pandehurin J.G. i dyshuar për dhunim të një të miture në Prishtinë

08.04.2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit J.G., i cili dyshohet për dhunimin e një të miture. Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Paraburgim njëmujor për të pandehurin J.G. i dyshuar për dhunim të një të miture në Prishtinë

Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri J.G. ka kryer veprën penale të “Dhunimit”.

Gjykata ka theksuar se caktimi i masës së paraburgimit është i nevojshëm për disa arsye. Së pari, ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lihet i lirë, të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe duke penguar hetimin në lidhje me të dëmtuarën e mitur. Së dyti, Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurit.

“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës, nëpërmjet Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ky rast i rëndë ka tronditur opinionin p

Etiketat

Ofertat e fundit