Një muaj paraburgim për zyrtarin e Ministrisë së Ambientit, Naser Hafizi

para 56 dite

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për zyrtarin e Ministrisë së Ambientit, Naser Hafizi, i cili u arrestua dje në Aeroportin e Prishtinës.

Një muaj paraburgim për zyrtarin e Ministrisë së Ambientit, Naser Hafizi

“Kërkesa është aprovuar për caktimin e masës së paraburgimit, të njëjtën kemi me ankimu dhe me i ndjek procedurat ligjore”, ka deklaruar avokati Mehmeti për KALLXO.com.

“Diskrecioni i gjykatës është ai i cili ja falë besimin prokurorisë ose nuk ja falë e në këtë rast ia ka falur, ju ka caktuar masa për 1 muaj”- ka shtuar tutje avokati Mehmeti.

Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Etiketat