Zëdhënësi i FC Prishtinës “ngacmon” Ismet Munishin, përgjigja e trajnerit është epike

27.02.2020

Të shtunën zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në kuadër të Superligës së Kosovës, FC Prishtina ndërmjet FC Ballkanit. Por qysh tani kanë filluar “ngacmimet” mes dy klubeve dhe se kjo e bënë edhe më interesant këtë derbi. Zëdhënësi i klubit prishtinas, Avni Durmishi ka bërë një postim në Facebook, ku e ka ngacmuar trajnerin […]

Zëdhënësi i FC Prishtinës “ngacmon” Ismet Munishin, përgjigja e trajnerit është epike Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Të shtunën zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në kuadër të Superligës së Kosovës, FC Prishtina ndërmjet FC Ballkanit.

Por qysh tani kanë filluar “ngacmimet” mes dy klubeve dhe se kjo e bënë edhe më interesant këtë derbi.

Zëdhënësi i klubit prishtinas, Avni Durmishi ka bërë një postim në Facebook, ku e ka ngacmuar trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin.

“Kallxoni dikush Ismet Munishit se baba është Guardiola“, ka shkruar Durmishi.

Por trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është kundërpërgjigjur shumë shpejt, kështu duke i bërë një “diss” zëdhënësit të Prishtinës, Avi Durmishit.

“Byberi 50 cent killa oshte kallxoni dikush Avnis“, ka komentuar Munishi.

Derbi në mes të Prishtinës dhe Ballkanit do të luhet të shtunën nga ora 17:00 dhe përveç rëndësisë së veçant që ka për kreun e tabelës, debatet në rrjetet sociale e ka bërë edhe më interesant.