[VIDEO] Daku i FC Ballkanit ia kujton “bombën” Prishtinës

27.02.2020

Të shtunën do të zhvillohet derbi i madh, Prishtina – Ballkani, që pritet të sjellë rivalitet të madh si brenda fushës ashtu edhe në tribuna. Për këtë ndeshje, tashmë protagonistët kanë filluar me ‘thumbime’ në deklarata të ndryshme. Por një postim paksa më të veçantë ka bërë ish-sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku që tashmë bartë […]

[VIDEO] Daku i FC Ballkanit ia kujton “bombën” Prishtinës Foto: Mirlind Daku dhe Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi

Të shtunën do të zhvillohet derbi i madh, Prishtina – Ballkani, që pritet të sjellë rivalitet të madh si brenda fushës ashtu edhe në tribuna.

Për këtë ndeshje, tashmë protagonistët kanë filluar me ‘thumbime’ në deklarata të ndryshme.

Por një postim paksa më të veçantë ka bërë ish-sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku që tashmë bartë fanellën e Ballkanit.

Daku, në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar një gol të jashtëzakonshëm të tij, të shënuar pikërisht ndaj Prishtinës në kohën kur luante te Llapi, raporton GazetaOlle.

“Shihemi të shtunën”, ishte shkrimi i Dakut në postimin e tij.