Portieri i Ballkanit për derbin ndaj Prishtinës: Besoj se do dalim me një rezultat pozitiv

25.02.2020

Të shtunën do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në mes të FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Prandaj të shtunën në Prishtinë, Ballkani e ka lojën më vendimtare të kampionatit. Klubi nga Suhareka në krye me trajnerin, Ismet Munishin si lider synon fitore për ta mbajtur […]

Portieri i Ballkanit për derbin ndaj Prishtinës: Besoj se do dalim me një rezultat pozitiv Foto: Portieri i FC Ballkanit, Armend Rugji

Të shtunën do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në mes të FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Prandaj të shtunën në Prishtinë, Ballkani e ka lojën më vendimtare të kampionatit.

Klubi nga Suhareka në krye me trajnerin, Ismet Munishin si lider synon fitore për ta mbajtur kreun e tabelës.

Kurse, prishtinasit synojnë ta rrëzojnë froni skuadrën e Ismet Munishit.

Për këtë ndeshje ka folur edhe portieri i FC Ballkanit, Armend Rugji.

Ruxhi është shprehur optimist për këtë sfidë.

Ai shpreson se skuadra e tij do të dalë fituese nga ‘Fadil Vokrri’.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi edhe FC Prishtina po luan shumë mirë si dhe do të jetë vendas. Unë besoj se do të dalim nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv”, deklaroi Armend Rugji për Zëri.info.