Ismet Munishi konfirmon dy mungesat e mëdha të Ballkanit ndaj Dritës

Pas ballafaqimit me FC Prishtinën, skuadrën e Ballkanit e pret një tjetër sfidë e vështirë. ‘Portokallinjtë’ do të takohen në mesjavë me skuadrën e Dritës, aktualisht ekipin e parë përcjellës të tyre në renditjen tabelare.

Për këtë duel, kryetrajneri Ismet Munishi, nuk do të ketë mundësi të llogarisë në shërbimet e Kushtrim Gashit dhe Jetmir Topallit, dy futbollistët të cilët u ndëshkuan me karton të verdhë në duel me Prishtinën dhe kështu rrjedhimisht humbasin sfidën e radhës ndaj Dritës për shkak të plotësimit të numrit prej katër kartonëve të verdhë.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga vetë tekniku Munishi, i cili në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini” deklaroi se do të mundohen të gjejnë zgjidhje për të plotësuar mungesat e dy futbollistëve në formacionin startues.

“Për duelin ndaj Dritës nuk do të mund të llogarisim në shërbimet e Jetmir Topallit dhe Kushtrim Gashit, pasi që të dy do të jenë të pezulluar për shkak të kartonëve të marrë në duel me Prishtinë. Por, gjithsesi ne do të mundohemi që të gjejmë zgjidhje për formacionin startues dhe mënyrën e lojës me futbollistët e tjerë të cilët do ti kemi në dispozicon”, deklaroi Munishi.

Por, lajm i mirë për ‘portokallinjtë’ do të jetë rikthimi i Besnik Krasniqit në formacion. Mbrojtësi i krahut të djathtë mungoi në ndeshje ndaj Prishtinës në fundjavë, pikërisht për shkak të suspendimit me kartonë.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.