Mbyllet ndeshja me Prishtinën, Ballkani vazhdon të mbetet lider

29.02.2020

Është mbyllur pa gola ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’. Ballkani vazhdon të jetë lider me 41 pikë, Prishtina ndanë vendin e tretë me Gjilanin me nga 38 pikë. Kryendeshja e xhiros së 20 në PIKO Superligë u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Ballkanit. Pë 90 minuta, […]

Mbyllet ndeshja me Prishtinën, Ballkani vazhdon të mbetet lider Foto: Ilustrim

Është mbyllur pa gola ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’. Ballkani vazhdon të jetë lider me 41 pikë, Prishtina ndanë vendin e tretë me Gjilanin me nga 38 pikë.

Kryendeshja e xhiros së 20 në PIKO Superligë u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Pë 90 minuta, dy skuadrat kishin rastet e veta, por ndeshje përfundoi me rezultatin që edhe nisi, 0-0.

Ishte disi një ndeshje e barabartë dhe me shumë ndërprerje, në prani të më shumë se shtatë mijë tifozëve që kishin shkuar në “Fadil Vokrri” për ta përcjellë këtë ndeshje.

Natyrisht, për Ballkanin, kjo ndeshje është si një fitore sepse pavarësisht barazimit, ata janë lider në IPKO Superligë me 41 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Prishtina ndanë vendin e tretë me Gjilanin, me nga 38 pikë.

Në vendin e dytë gjendet Drita me 40 pikë.