Xhaka rikthehet në stërvitje

04.07.2024

Të gjithë lojtarët e kombëtares së Zvicrës do të marrin pjesë në stërvitjen taktike të enjten.

Xhaka rikthehet në stërvitje Foto: Ilustrim

Kapiteni Granit Xhaka është ende në përfundim të një programi special të stërvitjes.

Megjithatë, Xhaka do të marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore të enjten, e cila është e mbyllur për publikun dhe më pas do t’i rikthehet ushtrimeve të fitnesit, shkruajnë mediat në Zvicër.

Ruben Vargas, i cili së fundmi po ashtu ka ndjekur një program individual, po i rikthehet plotësisht stërvitjeve.

Edhe para ndeshjes së 1/16-tës kundër Italisë, Xhaka u ankua për probleme fizike. Megjithatë, një skanim i kryer në fillim të javës nuk tregoi për dëmtim serioz të mesfushorit.

Zëdhënësit e federatës zvicerane gjithmonë kanë pohuar se Xhaka nuk është në rrezik për ndeshjen kundër Anglisë.

Stërvitja përfundimtare e Zvicrës do të zhvillohet të premten në Shtutgart. Pasdite, ekipi do të udhëtojë për në Dyseldorf, ku të nesërmen në orën 18:00 do të zhvillohet çerekfinalja kundër Anglisë.