Secila është “finale” në vete, sonte zhvillohen 2 ndeshje çerekfinale në Euro-n 2024

05.07.2024

Sonte zhvillohen dy super ndeshje në raundin e çerekfinaleve të Euro -s 2024.

Secila është “finale” në vete, sonte zhvillohen 2 ndeshje çerekfinale në Euro-n 2024 Foto: Ilustrim

Nga ora 18:00 zhvillohet “finalja para finales”, ajo mes Kombëtares së Spanjës dhe nikoqirit, Gjermanisë, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Stuttgartit.

Nga ora 21:00 Kombëtarja e Francës takohet me Portugalinë, edhe kjo është një “finale para finales”, por fati e deshti që këto dy gjigante të takohen në fazën e çerekfinales.

Takimi mes “Gjelave” dha Portugalisë zhvillohet në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.

Kujtojmë që fituesit në këto dy duele do të luajnë mes vete në gjysmëfinale të Euro-s 2024.