Një zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë akuzohet për sulm seksual ndaj një punonjëse

09.07.2024

Gazeta gjermane ”Bild” ka raportuar se një zyrtar i Federatës Shqiptare, akuzohet për sulm seksual ndaj një punonjëse në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.

Një zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë akuzohet për sulm seksual ndaj një punonjëse Foto: Ilustrim

I dyshuari 26 vjeçar thuhet se ka dhunuar një 18 vjeçare në ambientet e hotelit ku po qëndronte kombëtarja e Shqipërisë.

Më 23 qershor, punonjësi i stafit mësohet se ka kapur nga krahu një punonjëse të qendrës sportive dhe ka kryer akte seksuale kundër kundër vullnetit të saj.

Punonjësi i hotelit në qendren portive Kaiserau në Kamen ka lajmëruar policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30.

Lidhur me këtë Zyra e prokurorit publik të Dortmundit konfirmoi një hetim përkatës për krim seksual.

E reja u tha komisarëve të policisë në Unna ( Rhein-Vestfalia e Veriut ) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të. Pikërisht: Edhe pse prokurori publik u informua menjëherë për veprën e raportuar seksuale, i akuzuari mundi të fluturonte në shtëpi i papenguar të nesërmen pas ndeshjes kundër Spanjës.