Një finale para finales, formacionet zyrtare: Spanjë – Gjermani
Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Gjermanisë kanë publikuar formacionet zyrtare para përballjes së tyre në kuadër të fazës çerekfinale në Euro 2024.
Dy ekipet kombëtare do të ballafaqohen me njëra-tjetrën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “MHP Arena” të Stuttgartit.
Në fazën e 1/8 së finales Spanja kishte mposhtur Gjeorgjinë me rezultat të thellë 4-1, ndërsa Gjermania me rezultat të pastër 2-0 e eliminoi Gjermaninë.
Kjo ndeshje premton të jetë një spektakël për tifozët në stadium dhe ata që e përcjellin nga televizionet, kryesisht për faktin se këto dy kombëtare janë cilësuar në mesin e favoritëve për ta fituar turneun.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Simon; Cucurella, Laporte, Le Normand, Carvajal; Rodrigo, Pedri, Fabian; Williams, Morata, Yamal.
Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Can, Kroos; Sane, Gundogan, Musiala; Havertz.