11 vjetori i Pavarësisë, Suhareka me “mungesë” të flamujve!

13.02.2019

Kanë mbetur edhe pak ditë nga shënimi i 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku pothuajse të gjitha institucionet po bëjnë përgatitjet e tyre për shënimin e kësaj date të rëndësishme për vendin tonë. Disa prej institucioneve përfshirë këtu edhe komunave iu kanë adresuar ankesa nga më të ndryshmet, si çështja e logo-së zyrtare për […]

11 vjetori i Pavarësisë, Suhareka me “mungesë” të flamujve! Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe pak ditë nga shënimi i 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku pothuajse të gjitha institucionet po bëjnë përgatitjet e tyre për shënimin e kësaj date të rëndësishme për vendin tonë.

Disa prej institucioneve përfshirë këtu edhe komunave iu kanë adresuar ankesa nga më të ndryshmet, si çështja e logo-së zyrtare për këtë përvjetor në disa komuna edhe përfshirja e lojërave “ludo mudo” etj.

Edhe Komuna e Suharekës me entuziazëm po përgatitet për këtë ditë duke organizuar aktivitete të ndryshme e duke hapur procedura të rregullta tenderuese për ofrimin e materialeve “propaganduese” për këtë përvjetor.

Në tenderin e hapur nga Komuna e Suharekës në dokumentin e siguruar nga redaksia shihet se është përkujdesur pothuajse për secilin detaj. Të gjitha çmimet janë të arsyeshme krahas rëndësisë së eventit.

Por çka nuk është e logjikshme dhe njëkohësisht e arsyeshme nga vlera totale e tenderit prej 4979 EUR, Komunës së Suharekës vetëm shtypja e flamujve të Komunës po i kushton 2700 EUR! Në aspektin praktik do të ishte tejet në rregull, por në atë logjik nuk qëndron!
Pse?!
A është ky eventi i parë që organizon Komuna e Suharekës që ka mungesë të flamujve të vet? Flamujt e përdorur gjatë eventeve dhe përvjetorëve të mëparshëm ku kanë përfunduar? Pasi që zakonisht ata largohen më së largu 2 ditë pasi që përfundojnë aktivitetet e eventeve.