Qeveria do t’ua paguajë edhe këtë vit policën e sigurimit mërgimtarëve

28.05.2022

Për bashkatdhetarët që vijnë këtë verë në pushime, Kurti bëri të ditur se sërish nuk do të kenë nevojë të paguajnë në kufi, pasi shpenzimet e policave do t’i heqë Qeveria e Kosovës. “Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi, meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të Kartonit të gjelbër, Kosova […]

Qeveria do t’ua paguajë edhe këtë vit policën e sigurimit mërgimtarëve Foto: Ilustrim

Për bashkatdhetarët që vijnë këtë verë në pushime, Kurti bëri të ditur se sërish nuk do të kenë nevojë të paguajnë në kufi, pasi shpenzimet e policave do t’i heqë Qeveria e Kosovës.

“Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi, meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të Kartonit të gjelbër, Kosova i mbulon shpenzimet.

E di që bazuar në të dhënat, shpenzimet e bashkatdhetarëve tanë kanë qenë afër 10 milionë euro, ndërsa dëmet nuk kanë qenë as 6 milionë euro.

Jemi të interesuar që vitet në vijim të organizojmë pritje për bashkatdhetarët në kuptimin e një turizmi kulturor e historik dhe i cili ia bashkangjet një program të gjerë për të gjitha gjeneratat. Lidhja e fuqishme me mërgatën tonë të jetë e institucionalizuar edhe më shumë. Asnjëherë nuk i harrojmë bashkatdhetarët dhe gjithmonë janë e do të jenë pjesë e kombit tonë.

Dëshirojmë që ata të vijnë në investime në Kosovë dhe të kontribojnë përmes përfitimeve”, tha Kurti për albinfo.ch.