Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios

13.02.2024

Data 13 Shkurt është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Radios, me qëllim që të kujtohet fuqia e radios në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios

Historia e Radios është ajo që arrin të përshkruajë secilin nga hapat më të rëndësishëm të komunikimit të quajtur Radio që nga zbulimi i të ashtuquajturave valë radioje e deri më sot.

13 Shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në vitet 2007 deri më 2016, Ban Ki-moon në fjalët e tij në shënimin e kësaj dite, ka thënë për radion ka pohuar se ajo luan një mision të mirëfilltë në  argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

Etiketat