Mbrëmje plot surpriza, krejt çka dihet për “Oscar 2024”

27.02.2024

Ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar do të zhvillohet më 10 mars dhe do të shfaqet online në ABC.

Mbrëmje plot surpriza, krejt çka dihet për “Oscar 2024” Foto: Ilustrim

Çmimet Oscar do të prezantohen sërish nga Jimmy Kimmel dhe në skenën e madhe do të ngjiten për të prezantuar fituesit edhe emra të njohur të kinemasë dhe fitues të tjerë të çmimimeve Oscar në kategori të ndryshme.

Mahershala Ali, Brendan Fraser, Matthew McConaughey, Ke Huy Quan, and Michelle Yeoh, as well as Hollywood legends like Nicolas Cage, Jamie Lee Curtis, Jessica Lange, Al Pacino, Michelle Pfeiffer, dhe yje tw tjerw si Sam Rockwell, Lupita Nyong’o dhe Zendaya do t’u japin trofetë kolegëve të tyre.

Jimmy Kimmel ka publikuar edhe promo-n e ceremonisë, e cila është trajtuar me tematikën e “Barbie”, duke bërë shaka me të gjithë dramën që nisi për faktin se Margot Robbie (në rolin e Barbie) nuk u nominua për çmimin “Aktorja më e mirë” dhe as Greta Gerwig për çmimin “Regjisorja më e mirë”.

Në promo, Kimmel shkon në “Oscarland”, së bashku dhe takon “Weird Barbie” (Kate McKinnon), e cila e prezanton me gjithë filmat që janë nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë”. Gjithashtu, sapo mbërrin në Los Angeles, Kimmel përballet me America Ferrera, e cila njëjtë si një film, i bën një monolog. Sigurisht, në video shfaqet edhe Ken (Ryan Gosling).

Meqë ra fjala te Ryan, shumë burime thanë për ET se ai do të performojë këngën “I’m Just Ken” në ceremoninë e çmimeve Oscar, megjithëse është e paqartë nëse në skenë do të ngjiten apo jo dhe Mark Ronson dhe Andreë Wyatt, të cilët shkruan këngën.

Me pak fjalë, mbetet një mbrëmje plot surpriza.