Oppenheimer rrëmben shumicën e çmimeve Bafta

19.02.2024

Filmi Oppenheimer i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve Bafta, duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

Oppenheimer rrëmben shumicën e çmimeve Bafta Foto: Ilustrim

Filmi në regji të Christopher Nolanit për J Robert Oppenheimer, fizikantin që konsiderohet babai i bombës atomike, i ka fituar gjithsej shtatë çmime në ceremoninë e mbajtur të dielën në Londër.

Cillian Murphy, i cili e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë, e falënderuar regjisorin Nolan që është “gjithmonë në kërkim të përsosmërisë”.

Robert Downey Jr e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor, për rolin në film si udhëheqës i Komisionit për Energji Atomike.

Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Poor Things.

Vetë filmi Poor Things i ka fituar pesë çmime përgjatë ceremonisë, përfshirë ato për dizajn kostumesh, grim, dhe efekte vizuale.

Da’Vine Joy Randolph e ka fituar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin The Holdovers, në të cilin ajo luan rolin e një kuzhiniereje të mërzitur, derisa filmi shtjellon jetën e një mësuesi që detyrohet të qëndrojë në shkollë për pushime, bashkë me disa studentë.

Filmat tjerë që kanë fituar më pak çmime janë Anatomy of a Fall, The Zone of Interest, si dhe The Boy and The Herson.