Filmi Afterwar do ta ketë premierën botërore në Berlinale 2024

19.01.2024

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se filmi AFTERWAR i xhiruar në Prishtinë do ta ketë premierën botërore në Berlinale 2024, si pjesë e programit PANORAMA. “Regjisorja daneze e filmit, Birgitte Stærmose, e kishte nisur incizimin e një filmi të shkurtër me një grup fëmijësh në Kosovë para 15 vjetëve. Fëmijët po shisnin kikirikë […]

Filmi Afterwar do ta ketë premierën botërore në Berlinale 2024

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se filmi AFTERWAR i xhiruar në Prishtinë do ta ketë premierën botërore në Berlinale 2024, si pjesë e programit PANORAMA.

“Regjisorja daneze e filmit, Birgitte Stærmose, e kishte nisur incizimin e një filmi të shkurtër me një grup fëmijësh në Kosovë para 15 vjetëve. Fëmijët po shisnin kikirikë e cigare në rrugët e Prishtinës për të mbijetuar pas luftës. Të njëjtët fëmijë bëhen burra para syve tanë, përderisa përpjekja për mbijetesë bëhet përpjekje për një të ardhme”, njofton MKRS.

Në një bashkëkrijim me kastën Gëzim Kelmendi, Xhevahire Abdullahu, Shpresim Azemi, Besnik Hyseni dhe Luan Jaha, regjisorja Stærmose ka krijuar një film mahnitës në rrafshin kinematografik e mbërthyes në rrafshin emocional, dhe një portret kolektiv të një gjenerate të tërë të të mbijetuarve, i cili menjëherë tërheq paralele me të gjithë fëmijët e kapur nga luftërat sot.

“Filmi është prodhuar nga “Magic Hour Films”, në bashkëprodhim me “Kabineti” nga Kosova, “Vilda Bomben Film” nga Suedia dhe “Bufo” nga Finlanda, me përkrahjen e Institutit Danez të Filmit, Qendrës Kinematografike të Kosovës, Institutit Suedez të Filmit, Fondacionit Finlandez të Filmit, AVEK, Yle dhe Fondacionit “Fritt Ord”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Etiketat